INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia thërret mbrapsht emigrantët, kthehuni se do ju paguajmë

Italia thërret mbrapsht emigrantët, kthehuni se do ju paguajmë

Publikuar më: 13:05 03-10-2017

Kjo gjë vlen edhe për emigrantët shqiptarë. Italia ka bërë një thirrje të çuditshme.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ka qenë gjithmonë i konsiderueshëm ndër vite. Aktualisht, në Itali është shpallur një projekt i ri me financimin e ministrisë së brendshme dhe në bashkëpunim me Fondin Europian të Azilit, Migrimit dhe Integrimit. Qëllimi i projektit është të ndihmojë ekonomikisht të gjithë të huajt jo komunitare për të rinisur një jetë të re në Itali. Projekti “Back to the Future” do të ofrojë pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe mbështetje për riintegrimin e emigrantëve të kthyer në Itali. Vlen edhe për emigrantët shqiptarë.

Mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë leje qëndrimi, në pritje të marrjes së lejes apo ata që u është refuzuar leja e qëndrimit. Nuk mund të marrin pjesë ata që kanë përfituar më parë nga programe të ngjashme.

Marrja në ngarkim e personit të kthyer nga një partner lokal.Financim prej 2000 eurosh për shpenzime shtëpie, ngrënie apo gjetje pune
Për familjet që kthehen në Itali, çdo pjesëtar merr 400 euro kontribut para nisjes dhe 2000 euro fond për riintegrim, shkruan anabel.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547