INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia zyrtarizon listën për Euro 2016

Italia zyrtarizon listën për Euro 2016

Publikuar më: 11:55 31-05-2016

Trajneri i Italisë, Antonio Konte, ka zyrtarizuar listën e 23 "axurrëve" që do të shkojnë në Francë.

Juventusi natyrisht ka numrin më të madh të lojtarëve, duke përfshirë edhe mesfushorin Sturaro, edhe pse rrallë titullar te kampionët.

Ashtu si pritej, nuk është grumbulluar mesfushori Rikardo Montolivo, i dëmtuar sërish ditët e fundit.

Në mesfushë është lënë jashtë milanisti Bonaventura, por në sulm është grumbulluar interisti Eder, edhe pse këtë vit ka zhgënjyer.

Portierë:Buffon (Juve), Marchetti (Lazio), Sirigu (Psg);

Mbrojtës: Barzagli (Juve), Bonucci (Juve), Chiellini (Juve), Darmian (Manchester United), De Sciglio (Milan), Ogbonna (West Ham).

Mesfushorë: Bernardeschi (Fiorentina), Candreva (Lazio), De Rossi (Roma), El Shaarawy (Roma), Florenzi (Roma), Giaccherini (Bologna), Sturaro (Juventus), Thiago Motta (Psg), Parolo (Lazio).

Sulmues: Eder (Inter), Immobile (Torino), Insigne (Napoli), Pellè (Southampton), Zaza (Juve).

Rezerva: Zappacosta (Torino), Rugani (Juventus), Benassi (Torino)

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775