INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italianët të frikësuar: Sa shumë tifozë shqiptarë në stadium…!

Italianët të frikësuar: Sa shumë tifozë shqiptarë në stadium…!

Publikuar më: 09:34 23-03-2017

Të premten më 24 mars në “Renzo Barbera” të Palermos skuadra e Italisë do të presë Kombëtaren shqiptare në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Pavarësisht faktit që ndeshja do të luhet shumë larg pasi “Renzo Barbera” u përdor si një strategji nga Federata Italiane e Futbollit, në stadium pritet që të jenë shumë tifozë shqiptarë.

E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka konfirmuar se në stadium do të jenë rreth 5 mijë tifozë shqiptarë të cilët do të mbështesin skuadrën e zemrës.

Ndërsa në krahun tjetër “Supersport” raporton se stadiumi në Palermo do t’i ngjajë atij të Xhenovas pasi pritet të jenë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë.

Dyshohet se mbi 10 mijë shtetas do të hyjnë në stadium pasi posedojnë pasaportë italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561