INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italiani largon macen nga lokali, emigranti shqiptar e godet me thikë në fyt

Italiani largon macen nga lokali, emigranti shqiptar e godet me thikë në fyt

Publikuar më: 15:27 01-11-2017

Një italian largon macen nga bari, banakierja ukrainase thërret mikun e saj shqiptar. Ky i fundit e qëllon me thikë në fyt shtetasin italian. Ngjarja ka ndodhur në Caserta të Italisë ku në pranga është vënë 37-vjeçari , Rakip Dogi. Gjithçka ka nisur pasi italiani ka goditur me gazetë një mace ndërsa ajo po futej në lokal. Gjesti i tij ka zemëruar bankieren, një vajzë ukrainase, që ka thirrur në ndihmë mikun e saj shqiptar. Dhe menjëherë ka filluar një sherr i menjëhershëm midis Dogit dhe italianit, të dy mendohet se ishin nën ndikimin e alkoolit. Më kot pronari i klubit dhe një klient tjetër janë përpjekur për të shuar konfliktin. Shqiptari i vetëm mori një thikë që ishte prapa banakut dhe goditi me të fytin e kundërshtarit, i cili fatmirësisht ka raportuar një plagë sipërfaqësore. 37-vjeçari shqiptar qëndronte në mënyrë ilegale në Itali e duhet të lërë vendin pasi të jetë sqaruar ngjarja.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322