Edhe këtë 29 nëntor përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranët kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar.
Pak pasi janë larguar përfaqësuesit e qeverisë, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë vendosur buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.
Përkrahësit e Partisë Komuniste për herë të parë janë paraqitur me pankarta në duar, kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
“‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’ dhe ‘Bularati është Shqipëri’”, ishin disa nga pankartat që veteranët mbanin në duar.