INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu arratis gruaja me 31 milionë paund, sheiku reagon me poezi

Iu arratis gruaja me 31 milionë paund, sheiku reagon me poezi

Publikuar më: 11:30 02-07-2019

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sunduesi i Dubait dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka shkruar një poezi në Instagram ku dënon tradhtinë.. Ai është shprehur se nuk i intereson më bashkëshortja nëse ajo është gjallë apo ka vdekur, duke e akuzuar për tradhti.

Gruaja e tij, Princesha Haya bint Al Hussein iku fshehurazi në Europë me djalin e tyre Zayed, 7 vjeç dhe vajzën Al Jalila 11 vjeçe.

Haya besohet se fillimisht kishte kërkuar azil në Gjermani dhe burimet thonë se aplikimi i saj është aprovuar në parim.
Bin Rashid, 69 vjeç njihet si poet në vendlindjen e tij dhe herë pas here shkruan poezi për ngjarje të mëdha shtetërore dhe familjare.

Poema e re duket se është shkruar në zemërim pas vendimit të gruas së tij për të ikur bashkë me djalin dhe vajzën e tyre (ligji islamik urdhëron se një grua që e lë burrin e saj nuk guxon t’i marrë fëmijët).

E titulluar “Jetove dhe vdiqe”, poema është një meditim për tradhtinë, ku princi akuzon ish-bashkëshorten.

okkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732