Ai gëzon simpatinë e të gjithëve dhe jo vetëm me rolet e tij, por edhe me paraqitjen.
Por është dukur edhe më simpatik tek miqtë me gjestin e bërë së fundmi . George Clooney i ka habitur të gjithë miqtë duke u treguar bujar dhe duke iu dhuruar atyre për festat e fundvitit nga 1 milionë dollarë secilit. BBC bën të ditur se Clooney, gjatë një dreke me 14 miqtë e tij të ngushtë iu ka dhuruar atyre nga një valixhe me nga 1 milionë dollarë si shenjë suporti për gjithë mbështetjen që ata i kishin dhënë gjatë momenteve të vështira në punë dhe në karrierë. Por ky gjest i aktorit nuk është pritur aspak mirë nga persona të cilët kanë arsyetuar se ai shumë mirë këto para mund t’i dhuronte për personat e varfër.
‘Clooney duket se ka harruar për grupin global të miqve që quhet njerëzimi. Oh, sigurisht, ky grup nuk mund të jetë aq ekskluziv sa "miqtë" e Clooney, por ka grupe të tillë që përbëhen nga nëna në nevojë, studentë të mbingarkuar me punë, shkrimtarë dhe artistë që nuk gjejnë mbështetje. Clooney duhet t'ju japë edhe atyre një anëtarësim në grupin e miqve. Kjo do ta bënte më humanitar", shkruajnë ata.