INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu dogjën fëmijët të gjallë, daja tregon gjëndjen e rëndë të mamasë së trinjakëve

Iu dogjën fëmijët të gjallë, daja tregon gjëndjen e rëndë të mamasë së trinjakëve

Publikuar më: 11:34 26-09-2017

Vdekja e trinjakëve të cilët u dogjën të gjallë në banesën e tyre 6 ditë më parë, i tronditi të gjithë.

Fëmijët ndodheshin vetëm në shtëpi pasi mamaja e tyre Migena Koçi kishte shkuar për vizitë tek të afërmit.

Pasi ka marrë vesh lajmin, 30 vjeçarja ka pësuar  shok dhe ndodhet ende e shtruar në spital.

Për gjendjen e mamasë së trinjakëve ka folur vëllai i saj  i cili është shprehur se motra e tij vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë. Prej disa ditësh ajo nuk ushqehet me asgjë përveç serumit.

Gjithashtu ai ka shprehur edhe nervozizmin për kushtet shumë të papërshtatshme në spital.

“Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet.

Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”, -shkruan ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041