INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu gjend drogë në makinë, arrestohet ish-banori i BIG BROTHER VIP

Iu gjend drogë në makinë, arrestohet ish-banori i BIG BROTHER VIP

Publikuar më: 12:27 06-07-2024

Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Ai ra në prangat e Policisë për posedim të drogës. 34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer edhe kundërvajtje në trafik.

Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndroi vetëm pak ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678