Policia ka sekuestruar 11 kg kanabis në një fshat të Ersekës dhe ka arrestuar 21-vjeçari Eniglon Meko, banues në fshatin Boshanj. Uniformat blu ishin informuar më parë që i riu posedonte lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit në një kasolle në afërsi të banesës së tij iu gjet hashashi dhe u sekuestrua. Gjithashtu iu sekuestrua një automjet tip “BMW” me targa AA 990 FI si dhe një aparat celular.