Ai ishte inspirim për personat që merren me palestër, por tashmë fatkeqësisht do jetë një shembull për të mësuar. Rich Piana, një prej bodybuilder-ave më të njohur në botë ka humbur jetën pasi prej 2 javësh po qëndronte në koma, pas një kolapsi që e kapi në shtëpinë e tij, ku u gjetën 20 shishe steroide dhe pluhur të bardhë. 46-vjecari u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte rrëzuar në banjë. E dashura e tij Chanel u përpoq ta kapte por nuk ia doli prej madhësisë së tij trupore.
Personeli i emergjencës shkoi menjeherë në banesën e tij të hënën pasdite dhe mendohet që ai është në gjendje të rëndë prej mbidozës. Ndërkohë që TMZ bën me dije se mëngjesin sotëm, Piana ndërroji jetë.