INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu gjetën 30 milionë lekë në shtëpi, arrest me burg për gjyqtarin Miri

Iu gjetën 30 milionë lekë në shtëpi, arrest me burg për gjyqtarin Miri

Publikuar më: 13:43 12-11-2017

Arrest me burg është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë për gjyqtarin Shkëlqim Miri të cilit vetëm tri ditë më parë iu gjetën në shtëpi një sasi e konsiderueshme parash prej 300 milionë lekë të vjetra.

Ishte vetë Prokuroria e cila kërkoi që gjyqtari të lihej në burg në mënyrë që të vijojnë hetimet.

Gjyqtari u ndalua tre ditë më parë pasi ka marrë 20 mijë euro në këmbim të lirimit të një dënuari. Ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eure, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë.

Tashmë gjyqtari Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vite burg.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441