Një person i shpallur në kërkim për drogë është vënë në prangat e policisë.
Bako Shahaj, 53 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Vlorës, u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e Shahajt, i cili ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së 21 korrikut.
Në stanin e tij në fshatin Vajzë, pas një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, i janë sekuestruar 27 kg e 240 gramë kanabis sativa.
Më konkretisht në afërsi të stanit, u gjetën dhe dy thasë me lëndë narkotike të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
53-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.