Një 49 vjeçar kinez po punonte natën në një fabrikë kur një nga makineritë dështoi, duke ngulur në gjithë gjerësinë e një nga shpatullave të tij, plot 10 shufra metalike me majë dhe përmasa të frikshme.
Kolegët e tij thanë se gjithkush do të kishte vdekur në një situatë të tillë, por punëtori i fabrikës së porcelanit, me mbiemrin Zhou u dërgua me urgjencë në spitalin e Zhuzhou, Provinca jugore Hunan dhe 10 shufrat e çelikut nga
30 cm të gjata dhe 1.5 cm të trasha u nxorën me sukses nga trupi i tij.
Ai ishte në ankth ekstrem dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte dorën e djathtë, por arriti të shpëtonte.
Sipas mjekëve një nga shufrat metalike depërtoi vetëm 0.1 mm larg nga arteria subklaviane e tij dhe vena e saj shoqëruese, e cila, nëse do të ishte shpuar, pothuajse do ta kishte vrarë atë.