Moderatorja Dojna Mema është një nga vajzat më simpatike të ekranit dhe shumë aktive në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk është prononcuar për jetën e saj private.
Së fundmi Iconstyle.al ka zbuluar lidhjen e saj të dashurisë me këngëtarin e njohur, Vlashent Sata. Një romancë e tillë është përfolur prej kohësh, por dyshimet shtohen më shumë pasi 5 ditë më parë Sata dhe Mema ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë.
Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit. Gjithashtu edhe postimet e bëra gjatë pushimeve në Romë të Italisë, tregojnë se ata ka qenë bashkë.
Por Dojna nuk mund të qëndronte duarkryq dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale e ndoshta ka shumë të bëjë për këtë lajm lidhur me romancën e saj të re.
Në foton e publikuar në Instagram, Dojna ka nxjerrë gishtin e mesit ndërsa shkruan: “Më aktuale se kurrë këto tre orët e fundit kjo foto”!