INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IUCN: Ndërtimi i HEC-eve rrezikon të shkatërrojë faunën e ujërave të ëmbla [VIDEO]

IUCN: Ndërtimi i HEC-eve rrezikon të shkatërrojë faunën e ujërave të ëmbla [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 06-09-2017

Një numër I madh Hidrocentralesh pritet të ndërtohen ne lumenjtë e Ballkanit por numrin më të madh të projekteve e mban Shqipëria pasi karakterizohet nga kushtet më të favorshme.
Siç edhe parashikohet këto investime pritet ti sjellin vendit përfitime ekonomike.
Por sipas një studimi I International Union for Conservation of Nature ndërtimi I këtyre HEC-eve të vegjël në lumenjtë rrezikon seriozisht shkatërrimin e faunës e ujërave të ëmbla.
E në këtë mënyrë sipas studimit rreth 75% e peshqve janë të kërcënuar nga këto investime.
Shqipëria mbahet si një vend më një llojshmëri të botës ujore dhe ndërtimi I këtyre HEC-eve rrezikon ti zhdukë.
Megjithatë ekspertet ndërkombëtarë shprehen se të dhënat për faunën shqiptarë janë të pakta dhe të dyshimta pasi ende nuk është realizuar një studim I mirëfilltë nga organet kompetente.
Sipas planeve në vitet në vijim në Ballkan pritet të ndërtohen rreth 445 HEC-e ku rreth 34% e tyre planifikohen të jen në Shqipëri.
Vetëm disa ditë më parë qeveria shqiptare hapi garë për ndërtimin e dy HEC-eve të vegjël në lumin Suhës në qarkun e Gjirokastrës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385