Huligani serb, Ivan Bogdanov, i cili dogji flamurin kuqezi në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë 6 vite më parë, është rikthyer sërish në stadiumet italiane.
Bogdanov ka qenë i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Mapei” duke përkrahur serbët e Crvena Zvezdas në ndeshjen ndaj vendasve të Sassuolos, ku italianët hipotekuan fazën e grupeve të Europa League duke fituar 3-0.
Edhe pse njihet si një tifoz mjaft problematik, 6 vite më parë dogji flamurin shqiptar në Xhenova në ndeshjen Itali-Serbi, Ivan Bogdanov arrin të futet nëpër stadiumet e Europës pa pasur pengesa.
Huligani serb u fut në fushën e lojës edhe në ndeshjen e ndërprerë mes kombëtares shqiptare dhe Serbisë në Beograd.