INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ivanka, ambasadore në OKB? Trump: Do të ishte një dinamit, por…

Ivanka, ambasadore në OKB? Trump: Do të ishte një dinamit, por…

Publikuar më: 10:08 10-10-2018

Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton alternativat e kandidatëve për të zëvendësuar ambasadoren e dorëhequr të SHBA-ve në Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley.

Dhe personi i parë sipas mediave që dukej se po lundronte në mendjen e tij, ishte e bija,Ivanka Trump.

Mediat raportuan dje për këtë detaj, por sot duket se hipoteza është hedhur poshtë, pavarësisht se Trump nuk e ka fshehur entuziazmin për një zgjedhje të Ivankas apo besimin e madh që ka tek e bija.

“Sa e mirë do të ishte Ivanka? Ivanka do të ishte e jashtëzakonshme, një “dinamit” në atë pozicion dhe e vërteta është se unë nuk di nëse ka ndonjë tjetër më të aftë se ajo, për të punuar në atë post”, u tha Trump, gazetarëve para se të nisej për një takim fushate në Ioëa.

Në vijim Presidenti amerikan shtoi se Hailey do të jetë në shërbim deri në fund të vitit, ndaj po studion disa alternativa për të zgjedhur pasuesin.

“Megjithatë, nëse do të emëroja Ivankën, do të më akuzonin për nepotizëm. Ndaj, ne po shohim kandidatë të shumtë dhe do të emëroj pasuesin e Hiley brenda 2-3 javësh”, nënvizoi Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598