Duket se presidenti Trump po krijon ‘armiqësi’ edhe brenda familjes. Këtë herë është vajza e tij Ivanka e cila kritikon Shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo ka pohuar se se nuk pajtohet me shprehjen se shtypi është “armiku i popullit”, një qëndrim ndryshe nga sulmet e shpeshta të Presidentit Donald Trump ndaj medias.
Në një ngjarje të sponsorizuar nga agjencia e lajmve Axios, këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë tha se ka qenë subjekt i raportimeve që ajo i cilësoi “si jo plotësisht të sakta”, por tha megjithatë tha “se nuk mendon që media është armik i popullit”
Presidenti e ka etiketuar gjerësisht shtypin si “armik të popullit” dhe vazhdimisht akuzon gazetarët për përhapjen e “lajmeve të rreme”, duke iu referuar atyre lajmeve që nuk pëlqen.
Po ashtu ajo ka kritikuar vendimin e Trump për të ndarë familjet e emigrantëve. Ivanka shtoi se presidenti ka gabuar. Të njëjtën kritikë Trump e ka marrë edhe nga bashkëshortja e tij Melania.