INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izet Haxhia ekstradohet në Shqipëri, reagon Sali Berisha, jep deklaratën e fortë!

Izet Haxhia ekstradohet në Shqipëri, reagon Sali Berisha, jep deklaratën e fortë!

Publikuar më: 20:48 08-05-2018

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me ardhjen këtë mbrëmje të Izet Haxhisë, ish truprojës së tij i cili e akuzon Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit. I ftuar në Ora News, Berisha u shpreh se Izet Hazhia është një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës.

“Ai është një kriminel i dënuar në Greqi për jetë dhe që vjen në krah të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

I pyetur më tej se përse duhej që të kthehej Haxhia në Shqipëri, Berisha u shpreh, “E mori Edi Rama. Padiskutim. Lajmet thonë që ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Nuk hap ministria dhe qeveria kurrë çështje por drejtësia. Vjen një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës”, tha Berisha duke shtuar se Rama është frikacak që ka frikë nga hija e tij, ndaj sipas tij i duhet Haxhia.

Sipas Berishës, Izet Haxhia duhet të dënohet dhe me 19 vite burg, pasi për kaq vite nuk ka vuajtur dënimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373