INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izet Haxhija flet për orgji në SHISH-in e Klosit. Reagon Fatos Klosi

Izet Haxhija flet për orgji në SHISH-in e Klosit. Reagon Fatos Klosi

Publikuar më: 10:28 09-08-2016

Izet Haxhia ish truproja i ish-kryeministrit Berisha, nuk kursen fare akuzat për pushtetarët dhe drejtuesit e institucioneve në kohën që jetonte në Shqipëri. Këtë herë ai ka patur në shënjestër Shërbimin Informativ Shtetëror, që në kohën e tij ishte SHIK. Ai nuk ka kursyer as akuza shumë të forta për ish kreut të SHISH Fatos Klosi. Haxhisë akuzon se Klosi e di të vërtetën e natës së vrasjes së Azem Hajdarit, që ndodhi para selisë së PD, pasi sipas tij gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë vendosur në zyrën e I. Beqirit, ndërsa e akuzon se e ka shitur kasetën.
Ish truproja e Berishës ka folur dhe në lidhje me abuzime seksuale në SHISH në kohën kur Klosi e drejtonte këtë institucion ndërsa shkruan edhe për një video përgjimi në zyrë.
Po gazeta Dita ka pyetur ish kreut të SHISH, Fatos Klosit, i cili ka thënë se Izet Haxhia nuk di gjë. Klosi pohon se nuk i ka lexuar ato që shkruan Izeti për të dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet atij për akuzat që bën.
“Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dihë me saktësi ato që flet”, mbyll reagimin e shkurtër Klosi.

Ja pjesë nga shkrimi i I. Haxhisë:
Dëgjova se kryespiuni Klosi na ishte tronditur nga rrëfimi im për librin e De villers, dhe kishte kërkuar të prononcohej vetë në gazetë duke bërë mashtrimin e tij të radhës, por sot do ta prish gjumin prapë o kryespiun i Meidanit. Profesor, po te drejtohem kështu, si i pasionuar pas leximit të librave që je. A të kujtohet kur të propozoi Presidenti Meidani për kryetar të Shikut dhe kryeministri Nano nuk ishte dakord, duke thënë se ti nuk merrje vesh nga kjo punë, argumenti i Meidanit në mbeshtetje të kandidaturës tënde ishte se ti ke patur pasion të madh të lexosh libra me spiunazh? Profesor, a vërtet mendon se të beson njeri kur thua se në selinë e Shikut erdhi një vizitor si De villers, dhe ti nuk e mban mend nëse e ke takuar? Profesor takimin me De villers e mban mend çdo shef i shërbimit sekret në botë.
Mohimi që i bën takimit me De villers ngre shumë dyshime ndaj jush. Nëse këtu nuk do kishte patur diçka të pistë, ju nuk do ta mohonit këtë takim.
Përveç Shikut punoje shumë edhe me portet e doganat, për të rritur jo të ardhurat e shtetit por të klanit që përfaqesoje e vetes. Babai juaj tregoi integritet duke mbajtur në shtëpi e rritur vajzën e vëllait që ia vari Enver Hoxha si sabotator. Por a di gjë ti profesor për një histori përdhunimi, ku një gjimnazist, bir i një kuadri të rëndësishëm tha : “Edhe nëse kam përdhunuar, të bijën e armikut të partisë kam pëdhunuar, dëm armikut i kam bërë. Se nuk them ndonje gjë të re profesor, nëse them se ti je i njohur si qejfli femrash e manjak seksual. Ty të bënë një video përgjimi punonjësit e tu, duke bërë orgji me femra në zyre dhe pastaj kur deshe t'i pushosh nga puna, për arsyet që i di vetë, ta treguan atë vidio e ti u tërhoqe duke thënë se bëra shaka. Ti ke tradhtuar dhe  një bashkëpuntor të CIA -s ,profesor, të cilin e vranë në zyren e tij, në selinë e Komitet Mysliman Shqiptar. Një vrasje ende e pazbuluar edhe sot. Por vrasja u bë në një mënyrë të caktuar për të dhënë mesazhin terrorist që ne vijmë e gjejmë njeriun që na shiti tek CIA dhe e vrasim në zyrën e tij mes Tiranës jo larg ambasadës amerikane. Këtë ua mundësove ti profesor me tradhëtinë tënde. Por të kthehemi tek libri i De villers, profesor, atje pershkruhet vrasja e Azem Hajdarit, në libër tregohet se personazhi kryesor ka qëne në vendngjarje. Nga entuziazmi për të bërë bashkëautorin me De villers, të ka shpëtuar një detaj profesor, jep të dhena për vrasjen, ashtu si do të dukeshin jo nga rruga por nga lartesia pranë ndërtesës së PD. Këto të dhëna i ke nga kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e I. Beqirit, në ndërtesën ngjitur me atë të PD. Për këtë qëllim i the Beqirit, të marrë me qera atë zyrë nga ku shifej si në pëllëmbë të dorës oborri i PD dhe vendi ku u vra Hajdari. Natën e vrasjes ti dërgove njerëzit e tu të çmontojnë ato kamera dhe kjo nuk u përmend kurrë në hetimet ashtu si edhe telefoni celular i zhdukur i Hajdarit. Ajo kamera ka të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit. Çfarë bleve me kasetën e asaj kamere profesor? A ruajte kopje, apo ia dërgove shitsit kameran e kastën bashkë? Ti bleve jetën tënde profesor, ne të dy e dimë. Si dhe përse do ta them njëherë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602