Moti i ashpër, me ngrica dhe me reshje bore ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Vështirësitë në qarkullim kanë bërë që shumë banorë të mos I dërgojnë fëmijët në shkolla. Mësimi është pezulluar në disa shkolla të Kukësit.
Për shkak se temperaturat shkuan deri në -9 gradë celcius, Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Kukës ka reduktuar orët e mësimit në shkollat e qytetit, kurse në fshatra të thellë e ka pezulluar totalisht atë.
Mësohet se procesi mësimor është pezulluar në në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe. Ndërsa në fshatrat Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në periferi të Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.