INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izolimi nga dëbora, Ministria e Mbrojtjes letër 6 bashkive: Probleme në menaxhim

Izolimi nga dëbora, Ministria e Mbrojtjes letër 6 bashkive: Probleme në menaxhim

Publikuar më: 16:18 16-01-2019

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile u ka dërguar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit, që kanë shfaqur më shumë probleme nga moti i keq.

Konkretisht letra u është dërguar bashkive të Shkodrës, Kukësit, Pukës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës.

Në letër theksohet se moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë në zonat rurale.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile.

Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore. Kërkojmë nga ana juaj: Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj; Listën e plotëdetajuar, të kapaciteteve faktike njerëzore dhe teknike, l (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre. Listën e detajuar, të kapaciteteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës.

Informacionin e plotë mbi gjendjen problematikat aktuale të akseve rrugore, të problematikave që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugoreproblematike, si dhe në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen. informimin periodik në vazhdim për Ministrinë e Mbrojtjes, deri në eliminimin e problematikave të krijuara nga kjo situatë“thuhet ndër të tjera në letër. Emergjencat Civile kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë nga bashkitë.

Letra e Ministrisë së Mbrojtjes vjen pas shqetësimeve dhe problemeve të ndeshura nga banorët në disa bashki ku nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Nga reshjet e dëborës që ranë ditët e fundit vijojnë që të jenë të bllokuar disa akse rurale dhe zona të thella.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053