INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izrael/ Mendonte se COVID-19 është 'ndëshkimi i Zotit për homoseksualët', infektohet me koronavirus ministri [FOTO]

Izrael/ Mendonte se COVID-19 është 'ndëshkimi i Zotit për homoseksualët', infektohet me koronavirus ministri [FOTO]

Publikuar më: 18:24 07-04-2020

Ministri i Shëndetësisë në Izrael, Yaakov Litzman, i cili më parë pretendonte se koronavirusi ishte “ndëshkim hyjnor kundër homoseksualizmit”, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin.

Ministri më homofobik në Izrael e kishte cilësuar koronavirusin vdekjeprurës si një “dënim për homoseksualitetin” muajin e kaluar.

“Koronavirusi është një ndëshkim hyjnor kundër homoseksualizmit”, ishte shprehur ai para se të infektohej vetë me virusin vdekjeprurës.

Në fillim të këtij muaji, Litzman dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke detyruar Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë së vendit të karantinohen.

The Times of Israel raporton se Litzman nuk ka pranuar të respektojë udhëzimet për distancimin shoqëror dhe për rrjedhojë është infektuar.

Ministri i shëndetësisë theu udhëzimet e ministrisë së tij për distancimin shoqëror duke marrë pjesë në shërbimet e lutjeve në grup në ditët para diagnostikimit të tij, shkruan media.

Ai është konsideruar si një ndër ministrat më homofobë izraelitë që mendonte se komuniteti LGBT është mëkatar.

GettyImages-1202761577-1024x683.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553