INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izraeli bombardon Gazën, në OKB të gjithë kundër Trump

Izraeli bombardon Gazën, në OKB të gjithë kundër Trump

Publikuar më: 15:52 09-12-2017

Izraeli lëshon raketa mbi Gaza. Shënjestra e goditjeve ajrore në mëngjesin e së shtunës kanë qenë disa depo armësh. Dy persona humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, duke e çuar në katër numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që prej ditës së premte, kur dy vetë u vranë në protesta. Dy raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e një dite më parë. Ushtria izraelite tha se kishte kryer sulmet në një kamp trajnimi të organizatës terroriste ‘Hamas’ dhe në një depo armësh në përgjigje të raketave të lëshuara më parë nga Gaza në qytetet izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se më shumë se një duzinë njerëzish janë plagosur nga bombardimet, ndërsa Izraeli thotë se po synonte militantët.

bombardimet.png

Dëshmitarët i thanë Reuters se shumica e të plagosurve ishin banorë të një ndërtese pranë kampit. Tensionet e vjetra nxorrën krye sërish kur Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të rrëzojë një politikë dhjetëravjeçare neutraliteti me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, e tani situata sa vjen e po përshkallëzohet duke ushqyer gjithmonë e më shumë frikën e një intifade të tretë. Izraeli e ka parë gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor, i pushtuar nga shteti hebre gjatë luftës së 1967-tës, duhet të jetë kryeqendra e shtetit të ardhshëm të Palestinës. Në trazirat që pasuan faljet e së premtes dhe thirrjet për një dite zemërimi ndaj lëvizjes së Trumpit u plagosën 217 palestinezë. Protesta pati edhe në Jordani, Egjipt, Irak, Turqi, Tunizi e Iran. Amerikanët kanë hasur kritika edhe në Këshillin e Sigurimit, ku ambasadorja Nikki Hayley u përpoq ta mbronte vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por kreu i misionit diplomatik të Egjiptit në OKB, Amr Abdellatif Aboulatta e cilësoi atë një “precedent të rrezikshëm”, ndërsa ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666