INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izraeli lëshon në sulm ‘shkatërruesin F-35’. Avionët luftarakë operacione mbi Bejrut

Izraeli lëshon në sulm ‘shkatërruesin F-35’. Avionët luftarakë operacione mbi Bejrut

Publikuar më: 15:35 22-05-2018

Avioni luftarak F-35 i prodhuar në SHBA ka fluturuar për herë të parë në Lindjen e Mesme duke realizuar një operacion për forcën ajrore izraelite. Shefi i forcave ajrore tregoi një imazh të avionëve mbi Beirut, Liban, dhe tha se avionët kishin "sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme". BBC shkruan se “Izraeli ka kryer kohët e fundit dhjetëra sulme ajrore në Siri”. F-35 konsiderohet si programi më i shtrenjtë ushtarak në botë. Ai është kritikuar si për koston dhe efektivitetin luftarak. Vitin e kaluar, sekretari i mbrojtjes James Mattis ju desh të mbrojte programin pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, kritikoi çmimin e tij të madh, që thuhet të jetë afërsisht 100 milion dollarë për aeroplan. 

jet.jpg

Gjenerali Amikam Norkin deklaroi para krerëve të 20 forcave ajrore të huaja që u takuan në Izrael: "Ne po fluturojmë në F-35 në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kemi sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme". Ai nuk i përcaktoi objektivat. Izraeli është vendi i parë jashtë SHBA-ve që ka fituar të drejtën që të marr luftëtarin e rrezikshëm. Deri tani vendi ka marr nëntë nga 50 F-35 që ka urdhëruar dhe mund të marrë deri në 75 të tillë. Izraeli tha se sulmet ajrore të kohëve të fundit brenda Sirisë synonin infrastrukturën ushtarake iraniane, në përgjigje të zjarrit raketor që synonte pozicionet ushtarake izraelite në lartësitë e pushtuara të Golanit. Irani ka qindra njerëz në Siri, të cilët thuhet se shërbejnë si këshilltarë ushtarakë të ushtrisë siriane. Gjithashtu ka dërguar mijëra luftëtarë vullnetarë në mbështetje të qeverisë siriane. SHBA i ka dhënë Izraelit më shumë ndihmë ushtarake se çdo vend tjetër në botë. Aktualisht Shtëpia e Bardhë jep rreth 4 miliardë dollarë në vit, pasi ligjet mbi shitjen e armëve kërkojnë që Izraeli gjithmonë të mbajë superioritetin ushtarak në Lindjen e Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.008552074432373