Nuk ka përfunduar siç pritej ndeshja Shqipëri-Izrael në stadiumin “Elbasan Arena”.
Shqipëria ka pësuar humbje të thellë me rezulatin 0:3.
Kombëtarja Shqiptare ka pësuar tjetër humbje në Grupin G, pasi është mposhtur në stadiumin e saj nga Izraeli me rezultat të thellë 0:3.
Deri te ky rezultat erdhi nga pakujdesia e Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Golat për Izraelin në këtë ndeshje i shënuan Zahavi, Einbinder dhe Atar.
Pas kësaj humbje, Shqipëria bie në vendin e katërt me 6 pikë, katër më pak se sa Spanja dhe Italia në vendin e parë dhe 3 më pak se sa Izraeli.