Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka tërhequr më shumë vëmendje për shkak të masave të rrepta të ndërmarra, duke lënë disi në hije ndeshjen. Tirana dhe Elbasani të tejmbushur me policë me maska, për të mos përmendur trafikun e rënduar që ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.
Dhe si për ironi të fatit, autobusi me ekipin e Izraelit, është përplasur me një shtyllë ndriçimi pranë stadiumit Elbasan Arena, duke e rrëzuar përtokë atë. Futbollistët izraelitë ndodheshin në autobus kur ndodhi aksidenti, por nuk kanë pasur asnjë lloj dëmtimi. As autobusi nuk ka pësuar dëme, por kushedi sa frikë kanë pasur në ato momente.