Tragjedia e Orlandos i preku të gjithë personazhet e botës së spektaklit, të cilët bënë homazhet e tyre, por J.Lo-së duket se i ka mbetur mendja aty.
Ajo është bashkuar me yllin e muzikalit Hamilton, Lin-Manuel Miranda për të bërë një të ndëruar në mënyrë shumë të veçantë viktimat e klubit të natës që u godit nga armët e zjarrit. Lopez dhe Miranda ndanë disa pamje nga prapaskenat e regjistrimit të këngës që do të titullohet “Love Make the World Go Round”. Ata e promovuan fillimisht këngën e tyre ditën e hënë, ndërkohë që ende nuk dihet kur do të jetë gati për publikim.