INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
J.Lo dhe Drake, lidhje e vërtetë apo thjesht spektakël? [FOTO]

J.Lo dhe Drake, lidhje e vërtetë apo thjesht spektakël? [FOTO]

Publikuar më: 10:28 29-12-2016

Nuk kishte si të mos ngrihej kjo pikëpyetje.

Drake dhe J.Lo do të bënin gjithçka që duhej për të promovuar muzikën e tyre së bashku, edhe të përkëdheleshin në Instagram. Bukuroshja 46 vjeçare postoi foton e famshme ku ishte mbështjellë në krahët e reperit 30 vjeçar, dhe më pas Drake bëri të njëjtën gjë. Asnjë nga të dy nuk i vunë mbishkrim fotos, duke e lënë publikun që të spekulonte mbi çfarë po ndodhte, qoftë kjo një romancë e re apo thjesht publicitet për muzikën mbi të cilën po bashkëpunojnë. Dhe natyrisht që spekulimi kryesor do të binte mbi romancën pasi kur shihen pamje të tilla vështirë se i bie njeriu në mendje për muzikën. Kjo nuk është fotoja e parë e tillë që dyshja ka postuar, pasi dy javë më parë artistja latine bëri publike një foto të Drake që e kishte vizituar në shtëpinë në Las Vegas. Edhe këtë foto Drake e postoi, këtë herë me një emoji me zemra në vend të syve. E gjitha kjo u shoqërua dhe nga veprimi i Rihanna, e cila ndaloi së ndjekuri J.Lo në Instagram. Përfaqësues nga të dyja palët kanë refuzuar të komentojnë. Një lojë e ndërtuar mirë, ndoshta pak më mirë se ç’duhet.

jlodrake.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496