Ata kanë pasur një zënkë të famshme me njëra–tjetrën në fillim të viteve 2000’ mbi një koment injorues.
Por sot 47 vjeçarja Mariah Carey dhe 48 vjeçarja Jennifer Lopez janë shfaqur të dyja për kopertinën e numrit të veçante Las Vegas të revistës Paper. Të dy divat u dukën thjeshtë fantastike ndërkohë që promovonin spektaklet e tyre të Las Vegas me veshjet që shkëlqenin. Por duhet thënë që fitimtare e padiskutuar u shpall Mariah, e cila doli plotësisht topless me vetëm flokët që i mbulonin gjoksin. Nga ana tjetër Jennifer ishte pak më e “moderuar”, duke mos nxjerrë asgjë më shumë se thjesht lëkurë.