Nuk e kishim njohur deri tani simpatinë e bukuroshes që nuk plaket për fushat e blerta të futbollit.
Jennifer Lopez e festoi ditëlindjen e saj të 47-të me Kim Kardashian dhe Maria Menounos mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për bukuroshen latine. Kështu, ish e pasmja më e bukur në Hollywood vendosi ta festonte për herë të dytë të nesërmen në një suitë të prestigjozit Ceasar’s Palace. Dhe duket se në listën e të ftuarve këtë herë radhën e kishin meshkujt. Lista kryesohej nga futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, dhe pasohej nga emra të tjerë “të zakonshëm” si French Montana, Fabolos apo reperi Fat Joe.