INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
J.Lo flirton

J.Lo flirton "aksidentalisht" me Leo DiCaprio

Publikuar më: 12:37 30-03-2016

Jennifer Lopez ka marrë një mësim të mirë… kurrë të mos ia japësh telefonin komedianit James Corden.

46 vjeçarja ka qenë e ftuar në programin e tij “Carpool Karaoke”, të martën dhe në një moment, Corden e ka pyetur nëse Jennifer mund t’ia huazonte telefonin. Menjëherë më pas, në mënyrë tinzare ai i ka dërguar njërit prej kontakteve të saj (që ka qenë as më pak as më shumë se Leonardo Di Caprio), një mesazh dhe kjo pa lejen e këngëtares.

Ka nisur gjitçka në mënyrë të pafajshme duke e pyetur se numrat e kujt kishte Jennifer në kontaktet e saj. Demi Lovato, Chris Brown, Bradley Cooper, Iggy Azalea dhe Fergie kanë qenë vetëm disa nga emrat e përmendur.  “Ky është telefoni më i mirë që kam parë ndonjëherë .  Prit t’i hedh një sy” ka thënë ai. “ A mundem t’i dërgoj mesazh dikujt nga telefoni yt?” ka vazhduar? “Pse”- e ka pyetur ajo. “Kujtdo!” ka thënë Corden. “A mund t’i shkruaj Leonardo Di Caprios? “Jo” ka ulëritur Lopez.

Pastaj Corden ka shkruar:  “Hey i dashur, po ndihem sikur dua të shfrenohem. Ndonjë sugjerim? Më bëj me dije, J.Lo (ti e di, ajo nga Blloku”) “Ti nuk mund ta dërgosh atë”; ka insituar J-Lo por më kot pasi Corden kishte shtypur butonin “dërguar” ndërkohë. Nuk ka munguar as përgjigja e aktorit fitues të çmimit Oscar, i cili nuk ka vonuar më shumë se disa minuta. Ai është treguar më shumë se thjesht i gatshëm, duke thënë: "E ke fjalën për sonte Boo Boo? Në club?"

Article Logic
Execution time: 0.0025289058685303