Jennifer Lopez do të luajë rolin e famëkeqes Griselda Blanco, dhe që tani kanë vërshuar kërcënimet në drejtimin e saj.
Por nuk është për t’u shqetësuar, pasi asnjëra prej tyre nuk është për jetë a vdekje, por thjesht padi gjyqësore. Akuzuesi në fjalë është Charles Cosby, i vetmi mashkull në jetën e Griseldës që nuk është vrarë nga mbretëresha e ndjerë e drogës. Cosby nuk dëshiron të përmendet fare në film dhe ka kërcënuar me padi në rast se diçka e tillë ndodh. Mësohet se ai ka planet e tij për të publikuar një projekt mbi Blanco-n, filmin e titulluar “Hustle”. Ai madje e ka cilësuar dhe Jenniferin si të padenjë për të luajtur një figurë të tillë. Verdiktin ia lëmë ekranit...