Bilioneri amerikan nuk e priste këtë!
Jennifer Lopez formon një dyshe fantastike krime me të dashurin e saj, ish bejsbollistin profesionist Alex Rodriguez. Këtë të premte ata kaluan pak kohë në Omaha së bashku me njeriun e dytë më të pasur në botë, as më shumë e as më pak se Ëarren Buffett. Dhe gjatë takimit, artistja latine duket se është argëtuar së tepërmi me manjatin 87 vjeçar, në fillim duke mësuar sekretet e tij e më pas...duke i vjedhur kuletën! Natyrisht që bëhej fjalë vetëm për një shaka, edhe pse kurioziteti për të parë se sa para mban në kuletë një person që vlen plot 77 bilionë dollarë nuk duhet të jetë i vogël.