Ajo është një superyll 47 vjeçar, ndërsa ai është një idhull 23 vjeçar adoleshentesh.
Jennifer Lopez zgjodhi këngëtarin e One Direction, Harry Styles, në lojën “Kë do preferoje?” të spektaklit The Ellen DeGeneres Shoë. Pavarësisht se tha që këngëtari simpatik është “pak i vogël për të”, përsëri nuk ngurroi që ta zgjidhte ndërkohë që vazhdonte lojën me moderatoren e njohur. Ellen menjëherë e ngrohu situatën duke thënë se “J.Lo është single aktualisht, çka e bëri artisten latine duke shpërthyer në të qeshura. Më pas nxirrte foto të dy personazheve meshkuj, ndër të cilët Jennifer do zgjidhte se kë do preferonte. “Kë do preferoja për çfarë?” ishte përgjigja e Lopez, të cilës nuk i mungoi replika e Ellen: “Zgjidhe vetë se çfarë do bësh”. Aktorja 47 vjeçare zgjodhi Harry Styles në përballjen me Zac Efron, Nick Jonas, The Weeknd, BRAD PITT, apo Prince Harry. Styles i mundi të gjithë në luftën për t’u futur në krevatin e Jennifer Lopez. Tani i mbetet atij t’i dërgojë një sms se nuk i dihet kurrë ku të çon një lojë televizive...