INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 10 këngët më të mira të javës

Ja 10 këngët më të mira të javës

Publikuar më: 11:44 26-06-2016

Nuk ndalojnë si çdo javë votimet e lexuesve të intv.al për 10 këngët e preferuara shqip, madje ato shtohen çdo javë e më shumë. Kjo ka qenë java e publikimeve të projekteve të reja, dhe direkt janë pasqyruar në Top10, duke u shtuar 4 hyrje të reja dhe duke siguruar podiumin. Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë Arilena Ara ndodhet në 10 këngët e preferuara, me këngën e saj më të re “Toke Rroke”, duke u pozicionuar në vendin e 10-të. Nuk mund të mungonte edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Dafina Zeqirit me grupin Kaos, nën titullin “Na”, i cili renditet në vendin e 8-të. Pas javësh të para domimin nga Alban Skënderaj, këtë javë Alban Skënderaj nuk ngjitet dot në podium, sepse tre vendet e para, janë pushtuar nga “New Entry”(Hyrjet e reja). Por Albani sërish është artisti me më shumë këngë në Like Shqip Top10, përkatësisht në vendin e 4-ërt dhe 9-të. I suksesshëm ka rezultuar edhe projekti i ri i Besës dhe Florit, “1,2,3”, i cili nga votimet e lexuesve të intv.al, është pozicionuar në vendin e 6-të. Dhurata Dora dhe Capital T duket se kanë goditur në shenjë, Bango i sapo nxjerrë nga furra ka siguruar shkallën më të ulët të podiumit, vendin e 3-të. E pritët për ditë të tëra këngën e Butrintit me Eleni Foureira, me votat tuaja e keni pozicionuar të dytën, dhe jemi të sigurtë që do të qëndrojë gjatë në vendet e para të renditjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhet fjalë për Encën dhe Noizyn, e sidomos kur ata bashkojnë forcat. Bow Down kryeson top listën e kësaj jave.  Ky është klasifikimi i plotë:

10 - Toke Rroke – Arilena             
9 - Kam nevoje - Alban Skenderaj ft. Elinel         
8 - NA - Dafina Zeqiri ft. Kaos     
7 - Ja kem nis - Kida        
6 - 123 - Besa ft. Flori     
5 - Na jena njo - Ardian Bujupi & Dalool                
4 - Duart Lart - Alban Skenderaj                
3 - Bong - Capital T & Dhurata Dora          
2 - Delicious - Butrint Imeri ft. Eleni Foureira       
1 - Bow Down - Enca ft. Noizy

Vazhdoni të votoni për të thënë fjalën tuaj në renditjen e 10 këngëve të preferuara shqip të javës, një Top 10 që mund ta ndiqni cdo javë me Fatmën, cdo të premte në 16:00 në Fun Day dhe cdo të diel në 10:00 në IN Radio 105.7.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266