INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 18 vjeçari që ia mori mendjen Kate Moss [FOTO]

Ja 18 vjeçari që ia mori mendjen Kate Moss [FOTO]

Publikuar më: 11:35 30-05-2016

Supermodelja e njohur Kate Moss vazhdon t’i qëndrojë besnike  shprehjes “Dashuria nuk njeh moshë”.

Ajo është parë në një makinë sportive  në shoqërinë një djali shumë të ri. Dhe djali në fjalë nuk mendohet të jetë i dashuri  i saj, 28 vjeçari  Nikolai von Bismarck. Ai  është  shumë i ri, vetëm 18 vjeç. Për më tepër, është djali i njërit prej miqve të saj më të mirë, regjisorit Richard Curtis dhe partneres së tij Emma Freud. Fakti që Kate-t  nuk i ka ecur me lidhjet e mëparshme të dashurisë, nuk do të na çudiste që këtë herë ta ketë gjetur atë  pikërisht tek Curtis.

 Ndërkohë që djali simpatik iu është përgjigjur pyetjeve për  marrëdhenien me Kate thjesht me një “No koment”, motra e tij nuk është treguar aq e zgjuar. 20 vjeçarja  nëpërmjet një postimi ka thënë se më në fund Jack ka gjetur veten e tij. Që në moshën 30 vjeçare, Kate ka patur një dobësi për meshkujt më të rinj në moshë dhe mesa duket Jack është i radhës. 

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986