80 minuta ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku Edi Rama ka lajmëruar emrat që pasojnë 4 ministrat e larguar një ditë më parë nga kabineti qeveritar. 3 janë deputetë socialiste, e një tjetër vjen nga strukturat e PS, por që gjatë këtyre viteve ka mbajtur nëj rol shumë të rëndësishëm, atë të Drejtoreshës së QSUT. Dy femra i shtohen kabinetit qeveritar.
Ja minsitrat e rinj:
Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit
Olta Xhaçka ministre e Çështjeve Sociale në vend të Blendi Klosit
Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt
Eduart Shalsi ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit