INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 5 deputetët që do jenë në Komisionin Hetimor për çështjen Tahiri

Ja 5 deputetët që do jenë në Komisionin Hetimor për çështjen Tahiri

Publikuar më: 15:43 05-03-2018

Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka, Endrit Braimllari këta do jenë deputetët te cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin.

PD kërkon të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Komisioni hetimor Tahiri do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:

1-Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2-Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

3-Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e Brendshëm

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053