INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Ja 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 16:30 23-10-2016

Të gjithë tashmë e dini se si funksionin Shazam-i, dhe shpesh herë e përdorni për të gjetur një këngë të cilën e keni dëgjuar diku. E dini cilët janë këngët më të kërkuara nga dëgjuesit shqiptarë për momentin në “Shazam”?

5- Sia- The Greatest

Në një countdown nga 5 te 1, kënga e 5-të më e kërkuar nga shqiptarët në “Shazam” është “Sia-The Greatest”, këngë e cila ka rreth një muaj që është publikuar në Youtube dhe numëron më shumë se 145 milion shikime. Artistja australiane godet gjithmonë në shenjë me këngët e saj.

4- Stromae-Carmen

Në vendin e 4-të, renditet “Carmen-Stromae”. Këngë dashurie e realizuar me një klip të animuar siç jo rrallë herë jemi mësuar ta shikojmë artistin belg, emri i artit të të cilit nënkupton “mjeshtër”. “Carmen” është publikuar në prill të vitit 2015 dhe numëron rreth 34 milion klikime.

3- Shakira ft Carlos Vives- La Bicicleta

Një vend më poshtë, pra në vendin e 3-të, ndodhet një ndër hitet latine dhe botërore njëkohësisht “La Bicicleta” e këngëtares së mirënjohur Shakira, e cila për këtë projekt ka bashkëpunuar me Carlos Vives. Një këngë shumë ritmike që sapo e dëgjon të ngjall dëshirën për të kërcyer, sikundër një videoklip i mrekullueshëm, temë e së cilit është “biçikleta”. Rreth 400 milion klikime numëron “La Bicicleta”, që medoemos është e preferuar edhe për dëgjuesit shqiptar.

2-The Weeknd ft Daft Punk-Starboy

Në vendin e 2-të, pozicionohet një këngë e sapo dalë nga furra. Kënga mban titullin “Starboy”, njësoj si edhe albumi, dhe është një bashkëpunim i The Weeknd me dyshen franceze të muzikës elektronike, Daft Punk. Në këtë klip shohim një version të ri të kanadezit, teksa modeli i tij klasik i flokëve është zhdukur, për t’u zëvendesuar nga një Abel Tesfaye shumë më simpatik. 113 milion klikime numëron “Starboy” vetëm 3 javë pas publikimit.

1-Ridsa-Je M’en Fous

Dhe në vendin e parë, për disa javë me rradhë, është kënga  “Je m’nfous”e kënduar nga reperi francez  Ridsa. 26 vjeçari është këngëtar dhe reper francez me prejardhje spanjolle, i cili fillimisht merrej me futboll, ndërkohë që në vitin 2010 filloi të merrej me muzikë duke postuar materiale muzikore online dhe duke fituar popullaritet kështu. “Je m’nfous” është një këngë shumë ritmike, e publikuar në Youtube me 29 prill 2016 dhe numëron më shumë se 16 milion klikime.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833