INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 5 kushtet që BE ka përcaktuar që duhen plotësuar deri në korrik  2017 për hapjen e negociatave

Ja 5 kushtet që BE ka përcaktuar që duhen plotësuar deri në korrik 2017 për hapjen e negociatave

Publikuar më: 12:33 02-05-2017

Ministria e Integrimit ka zbardhur planin e veprimit që sipas BE fokusohet në pesë kushte me 20 rekomandime pjesa më e madhe të e cilave duhet të jenë finalizuar në korrik të 2017.

Në Paketën e Zgjerimit të vitit 2016, publikuar në 9 nëntor 2016, Komisioni Evropian rekomandoi, hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, me kusht përparimin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, dhe veçanërisht rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Plani i Veprimit përfshin hapat konkretë për çdo prioritet të veçantë dhe përgjegjësinë institucionale për çdo prioritet dhe masë. Plani fokusohet në plotësimin efektiv të rekomandimeve të Komisionit të paraqitura në Raportin e vitit 2016 dhe veçanërisht në arritjen e rezultateve të para të reformës në drejtësi dhe në konsolidimin e masave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Plotësimi i Udhërrëfyesit do të sigurojë koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve për zbatimin e tyre në kohë në kuadër të adresimit të 5 prioriteteve kyçe, gjatë vitit 2017.

Ja pese prioritet me masat përkatëse

PRIORITETI 1 – REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Rekomandim 1: Të bëhet përputhja e buxhetit vjetor me PBA (programin buxhetor afat-mesëm), me strategjitë në vazhdim të reformës, si dhe me prioritetet e qeverisë

Rekomandim 2: Të forcohen kapacitetet e Menaxherëve të Burimeve Njerëzore dhe Pjesëtarëve të Komitetit të Përzgjedhjes, për përmirësimin e procesit të rekrutimit; dhe të mundësohet shkëmbimi i të dhënave midis HRMIS dhe Thesarit

Rekomandim 3: Të kompletohet përafrimi i legjislacionit përkatës me Kodin e Procedurave Administrative dhe të miratohen aktet përkatëse nën ligjore që sigurojnë zbatimin efektiv të tij

PRIORITETI 2 – SISTEMI GJYQËSOR

Rekomandim 1: Implementimi i ndryshimeve kushtetuese duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e legjislacionit relevant.

Rekomandim 2: Ndjekja e reformës sektoriale në kuadër të strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2017-2020 dhe planit të veprimit, duke u siguruar që burime të mjaftueshme financiare janë vazhdimisht në dispozicion për arritjen e objektivave të reformës

Rekomandim 3: Krijimi i organeve të verifikimit (vetingut) dhe nxjerrja e rezultateve fillestare në procesin e ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

PRIORITETI 3: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

ekomandim 1: Të tregojë progres të mëtejshëm në ngritjen e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë rikuperimin e aseteve; sigurimin e hetimeve të mirëfillta dhe ndjekjen penale të rasteve të referuara në prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

Rekomandim 2: Të amendojë legjislacionin për përgjimet dhe mbikëqyrjen, afatet për hetimet dhe pranueshmërinë e provave para gjykatave për të bërë më efikase hetimet në rastet e korrupsionit, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane

Rekomandim 3: Të amendojë kuadrin ligjor për financimin e partive politike, të ngrejë një sistem kontrolli efektiv dhe të besueshëm.

Rekomandim 4: Rritje e mëtejshme e aksesit për prokurorinë dhe policinë në regjistrat kombëtarë publikë elektronikë; zgjerimin e sistemit për menaxhimin e rasteve në prokurori dhe sigurimin e përdorimit të tij në mënyrë efikase.

PRIORITETI 4. LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR

Rekomandimi 1: Të demonstrojë progres të mëtejshëm në ngritjen e një historiku solid (track record) të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare kundër grupeve të krimit të organizuar, duke përfshirë konfiskimin e aseteve kriminale dhe sukses në shkatërrimin e rrjeteve kriminale.

Rekomandim 2: Të përshtasë (align) ligjet relevante me standartet dhe praktikat më të mira evropiane, në veçanti ligjin anti mafia, kodin e procedurës penale dhe legjislacionin mbi përgjimet dhe mbikëqyrjen, afatet kohore për hetimin dhe pranueshmërinë e provave.

Rekomandimi 3: Të decentralizojë forcat e specializuara të policisë, shpërndarjen e burimeve adekuate kundër krimit të organizuar dhe të zbatojë një politikë efektive të burimeve njerëzore duke përfshirë dhe rekrutimin në bazë të meritave, promovimin dhe transferimin brenda policisë dhe prokurorive.

PRIORITETI 5 – TË DREJTAT E NJERIUT

Rekomandim 1: Të sigurohet zbatimi i të drejtave të pronës dhe proceset e regjistrimit të pronës, si dhe të kompletohet kthimi dhe kompensimi

Rekomandim 2: Përjashtimi social dhe diskriminimi duhet të luftohet nëpërmjet një zbatimi më të mirë të politikave dhe bashkëpunimit më të mirë institucional. Duhen më shumë përpjekje për të zhvilluar një historik të rasteve antidiskriminim.

Rekomandim 3: Legjislacioni mbi drejtësinë për minorenët duhet përshtatur me standardet ndërkombëtare. Shërbimet për viktimat e dhunës ne familje duhet përmirësuar në kualitet, masë, mundësi aksesi dhe mbulim gjeografik.

Rekomandim 4: Të paraqitet legjislacioni në linjë me praktikat me të mira ndërkombëtare mbi reklamimin shtetëror për të rritur transparencën.

Rekomandim 5: Të paraqiten kufizime pronësie për operatorët kombëtare në linjë me standardet ndërkombëtare relevante

Rekomandim 6: Të forcohet më tej pavarësia e autoritetit rregullues dhe transmetuesit publik

Rekomandim 7: Plotësimi dhe Finalizimi i procesit të përgatitjes se Ligjit që do të siguroje të drejta të barabarta për anëtaret e të gjitha minoriteteve.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377