INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 6 këshilla për të patur një jetë të lumtur në çift

Ja 6 këshilla për të patur një jetë të lumtur në çift

Publikuar më: 16:36 05-06-2016

Çdo lidhje ka nevojë për “përbërisit” e saj kryesor që të jetë e fortë dhe e vazhdueshme. Të kesh një lidhje të shëndetshme është një nga gjërat më të mira që mund t’ju ndodhë. Dashuria, pasioni, besnikëria janë përbërësit kryesore por përveç ndjenjave, duhen respektuar edhe disa rregulla që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet. Shpesh herë gjërat që na duken të vogla, mund të rezultojnë shumë të mëdha e të rëndësishme.

Ja 6 këshilla për një marrëdhënie të lumtur me partnerin.

Jini spontan

Në një shëtitje gjatë natës, doni që të hani darkë diku ? Bëjeni. Dëshironi të befasoni partnerin tuaj me bileta për teatër? Dërgoje. Çfarëdo që ju vjen ndërmend bëjeni. Kështu jeta juaj do të jetë më interesante dhe do kënaqeni më shumë.

Nëse dikush flet keq për partnerin tuaj, mbrojeni atë

Edhe në qoftë së jeni person i qetë, janë disa situata ku duhet të reagoni ashpër. Ju dhe partneri juaj jeni një ekip, dhe duhet të mbroni njeri tjetrin.

Ndani planet me njeri tjetrin

Dëshironi të takoheni për kafe pas punës? Apo të rrini më gjatë me shoqërinë? Të gjitha janë në rregull. Mirëpo informojeni partnerin tuaj gjithmonë për planet tuaja, në mënyre që edhe ai/ajo të planifikojë ditën.

Trajtojeni familjen e saj/tij si të jetë e juaja.

Prindërit e partnerit tuaj do të jenë jashtë mase të kënaqur nëse i trajtoni si familjen tuaj. Kjo gjithashtu do e bëjë partnerin tuaj shume të lumtur. Rrini në kontakt me familjarët dhe takohuni me ta edhe nëse nuk e keni partnerin aty.

I thoni më shpesh “Të dua”

Këto dy fjalë magjike kurrë nuk janë shumë. Thoni sa më shpesh që mundeni.

Kujdesuni për partnerin kur është sëmurë

Kjo nënkupton që duhet të anuloni gjitha obligimet. Do t’ju duhet të bleni ilaçe, të bëni supë etj, mirëpo edhe ai do të kujdeset për ju kur ju të jeni sëmurë.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764