INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja afati i fundit kur partitë duhet të regjistrohen për 13 tetorin

Ja afati i fundit kur partitë duhet të regjistrohen për 13 tetorin

Publikuar më: 11:56 03-08-2019

Kodi Zgjedhor parashikon si afat të fundit regjistrimin e partive në zgjedhje 70 ditë përpara ditës së votimit. Presidenti Meta ka dekretuar datën 13 tetor si ditë zgjedhjesh. Sipas kësaj përllogaritje, afati i fundit i partive për të shkuar në KQZ për t’u regjistruar është data 4 gusht.

Dje tri parti aleate të Partisë Demokratike i kërkuan KQZ që të nisë procedurat për zgjedhjet më 13 tetor.  Por sot mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjehdjeve dështoi, ndërsa pritet që partitë opozitare ti drejtohen institucion qendror të zgjedhjeve për regjistrim.

Nga ana tjetër, nga pala a mazhorancës nuk ka asnjë tentative për shkuarje në zgjedhje më 13 tetor. Partia Socialiste njeh zgjedhjet e 30 qershorit që i dhanë të gjitha bashkitë e vendit. 

Por Presidenti Meta nuk ka ndalur mesazhet për datën e dekretuar prej tij për zgjedhje të rregullta, duke e lidhur këtë edhe me vendimin e Këshillit të Europës për integrimin në 17-18 tetor.
Kreu i shtetit ka theksuar se pa zgjedhje gjithëpërfshirëse për pushtetin vendor Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167