Faqja zyrtare e UEFA-s i kushton Shqipërisë një shkrim lidhur me 2 ndeshjet miqësore të zhvilluara kundër Austrisë dhe Luksemburgut. Fillimisht në shkrimin e saj UEFA i kushton rëndësi ndeshjes me Austrinë të humbur me rezultatin 2-1 dhe më pas përqendrohet te ndeshja ndaj Luksemburgut e fituar 2-0. Nuk lë pa përmendur edhe tifozët shqiptarë të cilët ishin të shumtë në numër në të dyja miqësoret.
Kjo është analiza e UEFA-s për të dyja ndeshjet
Çfare mësuam:
1)Shqipëria vazhdon të ketë vështirësi në treshen e sulmit duke iu dashur 63 minuta për të thyer mbrojtjen e Luksemburgut.
2) Nuk dihet akoma se cila do të jetë dhjetëshja startuese në fushë siç mund ta shohim nga formacionet e ndryshme që janë përdorur në këto ndeshje. Gjithsesi nuk ka dyshim që portieri i Lazios Etrit Berisha do të jetë ai që do të mbrojë portën në ndeshjet e Europianit.
3) Në të dyja takimet Shqipëria e përmirësoi lojën në pjesën e dytë me 3 gola të shënuar.
Një nga pikëpyetjet më të mëdha që UEFA ngre është edhe ajo që lidhet me Milot Rashicën. “Pas debutimit që talenti i Vitesses bëri të Martën, a do të jetë ai një emër i së ardhmes rreth të cilit do të ndërtohet ekipi? Nëse një gjë e tillë nuk ndodh gjatë kësaj vere, është e sigurt se do të ndodhë në të ardhmen”, nënvizon UEFA.
Sokol Cikalleshi duket si zgjedhja më e mundshme si sulmues i vetëm duke parë lojën e tij në gjysmën e dytë kundër Austrisë dhe në 90 minutëshin e plotë në Luksemburg, duke fituar nje faull para se të shënonte vetë
A munden mbrojtësat qëndrorë të shmangin gabimet që i lejuan Austrise të shënontë lehtësisht 2 gola? Zvicra, Franca dhe Rumania me shumë mundësi gabime të tilla do i shfrytëzonin në grupin A.
Mundësi për t’u përmirësuar:
Shqipëria duket e brishtë kur skuadra kundërshtare e vendos nën presion. Kontrolli i topit është një problem për këtë skuadër që mesatarisht gjatë eliminatoreve e ka pasur kontrollin e lojës në masën 45 %. Pasimet në total janë 1886, më pak se çdo finalist, por kjo edhe për faktin se Shqipëria bënte pjesë në një grup me 5 skuadra”, vë në dukje UEFA.
Lojtarët që është e sigurtë që do jenë në Europian (nëse janë në formë)
portierë: Etrit Berisha (Lazio), Orges Shehi (Skënderbeu)
mbrojtës: Ansi Agolli (Qarabağ), Arlind Ajeti (Frosinone), Berat Xhimshiti (Atalanta), Frederik Veseli (Lugano), Elseid Hysaj (NapolI), Lorik Cana (Nantes), Mërgim Mavraj (Köln), Naser Aliji (Basel)
Mesfushorë: Andi Lila (Giannina), Amir Abrashi (Freiburg), Burim Kukeli (Zürich), Ergys Kaçe (PAOK), Ermir Lenjani (Nanes) Ledian Memushaj (Pescara), Migjen Basha (Como), Odise Roshi (Rijeka), Taulant Xhaka (Basel)
Sulmues: Armando Sadiku (Vaduz), Bekim Balaj (Rijeka), Sokol Çikalleshi (İstanbul Başakşehir), Shkëlzen Gashi (Colorado Rapids)