Mos ndoshta po plakemi?
Na kujtohet si sot koha kur Instagram-i ishte diçka e re, logo e tij ishte ngjyrë kafe dhe në të nuk mund të hidhje video. Na kujtohet koha kur Facebook ishte një aplikacion i aksesueshëm vetëm nga një grup studentësh kolegji. Por gjërat kanë ndryshuar dhe ai që mban aktualisht fronin sa i përket mediave sociale, është Snapchat. Harrojini Twitter, Youtube, Whatsapp apo Facebook Messenger. Të gjitha kanë mbetur në hije falë Snapchat. Të paktën kështu deklaron një raport i ri analitik publikuar nga prestigjozja Business Insider. Me siguri për këtë fenomen e kanë fajin kurorat me lule të Snapchat apo të famshmet 'face swaps'!