Ditën e djeshme bllokimi i aplikimeve për lotarinë Amerikane ka ngjallur polemika sikur të jetë anuluar procesi i dhënies së vizave për shqiptarët. Por ja cila është arsyeja e vërtetë.
Rënia e serverit ka shkaktuar bllokimin e faqes së aplikimeve për lotarinë amerikane. Nga fluksi i madh i aplikantëve faqja http://www.dvlottery.state.gov/ është bllokuar duke ndaluar aplikimet e qytetarëve.
Sipas njoftimit po punohet për rregullimin e serverave dhe këshillohet që të gjithë të interesuarit ta provojnë përsëri aplikimin në një moment të dytë.
Duke marrë parasysh numrin e madh të aplikimeve të viteve të mëparshme pritet që dhe ktë vit numri të jetë i lartë.