Tayna pas një turi të gjatë veror mbushur me koncerte, duhet thënë se pati plot lodhje.
Përveç koncerteve artistja publikoi edhe dy projekte të reja. Mirëpo, gjithçka ia vlejti kur ne pamë se vendi i pushimeve ishin The Hamptons, lagja e njerëzve më të pasur amerikan.
Këtë na e bëri të ditur vetë reperja nëpërmjet një fotoje në bikini.
Personi që shoqëron Taynën duket se është edhe modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli.
Mirëpo, siç duket pushimet nuk janë arsyeja e vërtetë e udhëtimit të Taynës në Neë York. Menaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli, ka bërë të ditur për Indeksonline, se Tayna gjendet në ShBA për të filmuar videoklipin për këngën e re që pritet të publikojë së shpejti.