Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku është rikthyer në vendin e saj të lindjes, jo me një projekt filmi por me diçka tjetër.
Ka qenë ajo vetë që ka zbuluar asryen e ardhjes. Aktorja do të jetë pjesë e një organizimi paragllajding.
“Ju kujtohen ca pamja të bregdetit dhe maleve shqiptare në dokumentarin tim? Ato i ka realizuar Alketa Islami, dhe do të jem e pranishme në ngjarjen e organizuar nga ai” ka shkruar Eliza.
Gjithashtu falenderon të gjithë njerëzit që janë pjesë e jetës së saj dhe thotë se është e lumtur dhe krenare me origjinën e saj shqiptare.
Bashkë me lajmin ajo ka postuar edhe një foto ku ka të veshur fanellën e këtij organizimi shqiptar, Ëorld Paragliding Accuracy Championship.