Sipas një studimi, femrat përgjithësisht në vend të parë vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato. Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia.
Më shumë se 50% e femrave, marrë në shqyrtim, instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato, kjo gjë do t’i pengonte vetëm 25 për qind të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.
Për meshkujt – fytyra e buzëqeshur dhe figura harmonike janë vendimtare kur vlerësojnë pamjen fizike të femrës, mirëpo për shumicën e femrave vihet re që në vlerësimin e partnerit të jetë më e rëndësishme gjatësia e tij, sesa faktorët e tjerë, ka treguar një studim i Universitetit Rice të Teksasit.
Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, megjithatë ky nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat – thotë Michael Emerson nga instituti Rice’s Kinder.
Për femrat ka rëndësi që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por edhe të ndihen më femërore. Kështu që shumicës së femrave as që do t’u shkojë mendja që të lidhen me mashkullin i cili është më i shkurtër se ato. Ndërkaq, të njëjtën gjë do ta bënin vetëm 25% e meshkujve.
Preferenca e femrave lidhur me gjatësinë është rezultat i prirjeve shoqërore dhe i stereotipave seksuale. Kështu që gjatësia është simbol i forcës dhe i mbrojtjes, që supozohen gjithnjë si role të mashkullit, shkruan Science World Report.
Te çiftet kur femra është më e gjatë, mashkulli na duket i nënshtruar – thotë drejtuesi i studimit, profesor i sociologjisë George Yancey.